Errëso Ndriço

Secili qytetar i Kosovës që ndodhet jashtë vendit ka të drejtë vote. Kushtetuta e Republikës së Kosovës ia garanten të drejtën e votës edhe atyre që nuk e kanë nënshtetësinë e Republikës së Kosovës. Mjafton që të dëshmojnë me ndonjë dokument që njëri prej prindërve është nënshtetas i Kosovës ose ka lindur në Kosovë (certifikata e lindjes së prindit). Por që të mund të marrësh pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit, ti fillimisht duhet të regjistrohesh për votim më së voni deri nesër (21.01.2021) në orën 18.

Shkarkoje formularin sonte ose nesër paradite dhe dërgoje menjëherë të plotësuar me email. Nuk të zgjat më shumë se 10 minuta.

Mos e fal votën tënde sepse është arma jota më e fortë për ndryshimin e Kosovës. Mbi 100.000 mërgimtarë janë regjistruar këtë herë për të votuar. Mos e humb edhe ti këtë rast unik të jesh bashkëarkitekt i së ardhmes së vendit.

Të ngjashme

Vota ime, arma ime

Kërkojmë nga KQZ-ja që urgjentisht, më së voni deri në fund të kësaj jave, të përgatisë dhe të…

Kthim në Kosovë

Ka pak ditë që jam kthyer përsëri në Kosovë. Këtë herë për një kohë më të gjatë. Për…